Copy
Të nderuar kolegë, miq e bashkëpunëtorë,

Njihuni më poshtë me disa nga aktivitetet kryesore, botimet dhe të rejat më të fundit nga puna jonë gjatë periudhës prill - qershor 2022

    RAPORTI VJETOR I PARTNERËVE SHQIPËRI PËR VITIN 2021  

Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju Raportin tonë Vjetor 2021!

Viti 2021 shënoi 20 vjetorin e Partnerëve Shqipëri. Ky përvjetor erdhi në vitin e dytë të pandemisë globale Covid-19, kur “adaptueshmëria” ishte një nga termat më të folur dhe më të diskutuar. Dhe për ne në Partnerët Shqipëri, ishte koha për të reflektuar mbi të kaluarën, për të bërë një bilanc të rezultateve dhe sfidave dhe për të ndërtuar shpresën për të ardhmen brenda ekipeve dhe përfituesve tanë, si mënyra për të përballuar kohët e vështira.

Jemi krenarë për arritjet e deritanishme dhe përfitojmë nga rasti të shprehim falënderimin për të gjithë mbështetësit, partnerët dhe bashkëpunëtorët që kanë kontribuar në suksesin e përpjekjeve tona 20 vjecare.

Ndërsa hyjmë në dekadën e tretë të punës sonë dhe shikojmë drejt së ardhmes, misioni ynë do të vazhdojë të jetë suksesi i organizatave, individëve dhe institucioneve që mbështesim, të nxitur nga transparenca dhe llogaridhënia, partneritetet e hapura dhe mirëkuptimi i ndërsjellë.

➡️ Shfletoni raportin këtu 
SKEMA FINANCIMI DHE MBËSHTETJE 

    ANKANDI I DHURIMIT LIVE RRATHË DHURUES SHQIPËRI 2022 

Një event emocionues nga solidariteti i treguar veçanërisht përmes dhurimeve individuale që edhe këtë vit ishin të konsiderueshme, duke bërë që shuma e arritur të tejkalonte objektivin e synuar në mbështetje të tre kauzave sociale. 
Mirënjohje dhe falenderim për të gjitha kompanitë dhe institucionet të cilat ofruan mbështetje financiare, materiale dhe konsulencë falas për tre iniciativat:

Fëmijë të shëndetshëm, komunitet i shëndetshëm! - një iniciativë e Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes / ACFD që do të kontribuojë në ngritjen e shërbimit stomatologjik pranë Qendrës Komunitare “Gonxhe Bojaxhi” për t'u ofruar shërbim mbi 400 fëmijëve të Njësisë Administrative nr. 4, në Tiranë.

Pop-up book! - një iniciativë e SHKEJ që do të kontribuojë në krijimin e një hapësirë miqësore, letrare, zhvilluese dhe inovatore në ambjentet e shkollës “Ferraj” e cila frekuentohet nga 148 nxënës. 

Nadja e mirë gjyshërit tanë! - një iniciativë e Roots Ngo e cila do të kontribuojë në ndërtimin e një hapësire rekreative për moshat e treta në qytetin e Shkodrës. 

Shuma totale e mbledhur prej 2,100.000 Lekë e tejkaloi objektivin e vendosur prej 900,000 lekë në total, duke konfirmuar edhe njëherë ndjeshmërinë qytetare dhe solidaritetin ndaj komuniteteve në nevojë.


➡️  Mund të vijoni të mbështesni iniciativat këtu
 

 KONKRETIZOHEN INICIATIVAT E MBËSHTETURA PÊRMES RRATHÊ DHURUES 2021 

Ndërkohë gjatë kësaj periudhe u konkretizua edhe njëra nga iniciativat e mbështetura përmes eventit Rrathë Dhurues 2021. Parku i fëmijëve në Lana Bregas, tashmë është realitet falë kontributit të çmuar të shumë individëve dhe disa bizneseve gjatë eventit si dhe mbështetjes së Bashkisë Tiranë. 
 

 KONKURSI I BIZNESEVE TË GJELBËRTA 2022 

Në 19 maj zhvilluam Konkursin e Bizneseve të Gjelbërta 2022, ku 13 finalistë të përzgjedhur nga aplikimet e marra, konkurruan për të fituar mbështetje financiare për idetë e tyre të biznesit, apo bizneset në fazat e para të zhvillimit. Juria e konkursit përzgjodhi fituesit e mëposhtëm:

Fitues në LOT 1: Ide Biznesi në Fazë Konceptuale
➡️ Shebenik Egnatia Explorers prezantuar nga Lytfi Alliu. Ideja konsiston në ngritjen e kampeve lëvizëse në Parkun Kombëtar Shebenik edhe në segmente të tjera të rrugës Egnatia, duke u krijuar turistëve më shumë mundësi lëvizëse edhe argëtuese.
➡️ Alpaka Educative Toys prezantuar nga Ina Fasko. Ideja konsiston në ngritjen e një sipërmarrjeje e cila do t’u ofrojë konsumatorëve shqiptarë lodra edukative për fëmijë, të prodhuar nga druri i pa trajtuar me kimikate.

Secila nga idetë fituese nën këtë Lot do të mbështetet financiarisht deri në shumën 500,000 lekë.

Fitues në LOT 2: Biznes në Fazat e Para të Zhvillimit
➡️ Funky Cabins – Glamping prezantuar nga Rizvan Kurti nën emrin e Funky Creative shpk. Ideja konsiston në ofrimin e një hoteli me 5 yje në natyrë (‘outdoor hotel’) nëpërmjet kabinave ekologjike të drurit të stilit indian me pamje xhami 360 gradë, duke eksploruar natyrën e mrekullueshme të vendit tonë.
➡️ Belsh Smart City prezantuar nga Albert Hysa (Person Fizik). Ideja konsiston në zgjerimin e aktivitetit ekzistues të ofrimit të biçikletave me qira, duke përfshirë edhe ofrimin e motorëve elektrikë “City Coco”, duke krijuar kështu një shërbim krejt të ri që do të mundësojë turistët të eksplorojnë më gjerësisht zonën.
Secila nga idetë fituese nën këtë Lot do të mbështetet financiarisht deri në shumën 800,000 lekë.

Tre prej fituesve, përkatësisht “Shebenik Egnatia Explorers”, “Alpaca Educative Toys” dhe “Funky Cabins – Glamping” do të bëhen automatikisht pjesë e konkurrimit në nivel rajonal të Konkursit Ballkanik të Ideve të Gjelbërta 2022 që do të zhvillohet në shtator në Shqipëri.

 
   
 
 NGRITJA E ZYRAVE TË SHËRBIMIT TË KËSHILLIMIT TË KARRIERËS NË NIVEL VENDOR  

Në vijim të shpalljes së Thirrjes për shprehje interesi për ngritjen e “Zyrave të Shërbimit të Këshillimit të Karrierës” në nivel vendor, organizuam dy sesione informimi për Bashkitë e interesuara për ngritjen e këtij shërbimi në qytete të tjera në vend, si edhe dy vizita studimore pranë Zyrës së Këshillimit të Karrierës në Bashkinë Tiranë. 

Njohja më nga afër me shërbimet e ofruara nga kjo zyrë, i ndihmoi Bashkitë pjesëmarrëse për të marrë një vendim të mirëinformuar për të aplikuar në skemën e mbështetjes nga RisiAlbania dhe Partnerët Shqipëri për ngritjen e zyrave të këshillimit të karrierës në nivel vendor.  

Së shpejti do të njoftojmë edhe bashkitë që do të mbështeten, bazuar në një proces vlerësimi të shprehjeve të interesit të marra. 

 
   
 
 PROGRAMI I SHOQËRISË CIVILE PËR SHQIPËRINË DHE KOSOVËN 

Pesë OJF-të e mbështetura përmes Thirrjes së tretë të kësaj skeme financimi vijojnë zbatimin e nismave të tyre duke kontribuar në rritjen e ndërgjegjësimit publik mbi të drejtat e komunitetit Rom dhe Egjiptian, komunitetit LGBTI+, përmirësimin e shërbimeve për grupet e margjinalizuara, sigurimin e një mjedisi mundësues për media të lirë dhe të pavarur, rritjen e transparencës së institucioneve në drejtim të informimit publik si dhe mbrojtjen e mjedisit dhe zbatimin e OZHQ-ve në këtë drejtim. 
 
   
 
 HUB-I RINOR PËR BALLKANIN PERËNDIMOR DHE TURQINË – WB&T FOR EMPLOYOUTH 

Që prej marsit 2022, tetë organizata lokale, anëtare të reja të rrjetit “Hub-i Rinor për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë” vijojnë zbatimin e nismave në disa qytete si Tiranë, Shkodër, Fier, Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër duke kontribuar në përmirësimin e kapaciteteve të të rinjve (NEET) për një akses më të lehtë në tregun e punës.  
 
PROJEKTE NË ZBATIM

 AKTIVITETE TË QENDRËS KOMBËTARE BURIMORE PËR SHOQËRINË CIVILE
NË SHQIPËRI 

 
Që prej krijimit në vitin 2019, Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri ka konsoliduar rolin e saj si një platformë për shoqërinë civile në nivel kombëtar e lokal, ☑️në mbështetje të fuqizimit të kapaciteteve të sektorit, ☑️nxitjes dhe lehtësimit të dialogut në politikëbërje dhe ☑️përpjekjeve advokuese për një mjedis mundësues. 

Programi i Qendrës për tre vitet e ardhshme vijon edhe më i pasur e më i larmishëm, duke iu përgjigjur nevojave të sektorit.

Njihuni me aktivitetin e Qendrës Kombëtare Burimore këtu

 

 TË RINJTË NË VEPRIM ! 

Eventi Të Rinjtë në Veprim! Pjesëmarrja në politikëbërje, fuqizimi ekonomik dhe integrimi social, bëri bashkë mbi 120 të rinj nga i gjithë vendi, organizata rinore, aktivistë dhe institucione publike që punojnë në fushën e të rinjve.

Diskutime mjaft interesante mes të gjithë aktorëve lidhur me mundësitë e ofruara për të rinjtë përmes politikave dhe programeve shtetërore, si dhe eksperiencat e vetë të rinjve sa i përket angazhimit në politikëbërje dhe aktivizimit qytetar, punësimit dhe sipërmarrjes rinore, si dhe përfshirjes dhe integrimit shoqëror.

Eventi ishte pjesë e Javës së Shoqërisë Civile 2022, një seri prej rreth 70 aktivitetesh dedikuar sektorit dhe promovimit të punës e kontributit të tij në të gjithë vendin. Java e Shoqërisë Civile 2022 u organizua nga Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri, në bashkëpunim me organizata partnere nga i gjithë vendi.

 

 METODOLOGJIA E VLERËSIMIT TË RISKUT TË OJF-VE NDAJ FINANCIMIT TË TERRORIZMIT 

Gjatë tryezës që zhvilluam në qershor për ndarjen e gjetjeve të Raportit të Metodologjisë së Vlerësimit të Riskut të Sektorit të OJF-ve ndaj Financimit të Terrorizmit, pati një diskutim konstruktiv mes aktorëve pjesëmarrës, lidhur mbi nivelin dhe faktorët e riskut të sektorit jofitimprurës ndaj financimit të terrorizmit (FT).

Gjetja kryesore e Raportit bazuar në analizën e të dhënave dhe informacioneve të marra nga institucionet shtetërore, sektori financiar, OJF-të, komunitetet fetare dhe raportet ndërkombëtare, ishte se “sektori i OJF-ve paraqitet me nivel të ulët risku ndaj FT”. 

Rekomandimi kryesor i raportit  “Rishikimi i kuadrit ligjor dhe rregullator në mënyrë që sektori i OJF-ve të mos klasifikohet i gjithi si me nivel të lartë risku ndaj financimit të terrorizmit, por të pasqyrojë kategorizimin e sektorit sipas vlerësimeve reale të kryera në përputhje me kërkesat e metodologjisë së FATF”, gjeti përkrahjen e pjesëmarrësve në tryezë dhe angazhimin për zbatim si pjesë e një procesi bashkëpunues midis gjithë aktorëve. Raporti përfundimtar do të ndahet së shpejti!

Në mbledhjen e fundit plenare të mbajtur më 14-17 Qershor, FATF ritheksoi nevojën për aplikimin e një qasje të bazuar në risk për OJF-të (vlerësime të shëndosha sektoriale të rrezikut, monitorim dhe mbikëqyrje e bazuar në risk) nga juridiksionet në listën gri, ku ndodhet edhe Shqipëria. 
Puna e Partnerëve Shqipëri për Metodologjinë e Vlerësimit të Riskut të Sektorit të OJF-ve ndaj Financimit të Terrorizmit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, i mundëson shtetit shqiptar që t’i përgjigjet kërkesave të FATF lidhur me Rekomandimin 8 për OJF-të. 
Lexoni përfundimet e plota të seancës këtu

➡️ Më shumë mbi iniciativën tonë e gjeni këtu
 

 NXITJA E BASHKËPUNIMIT RAJONAL DHE E REAGIMEVE TË POLITIKAVE NË 
KOHË KRIZASH 

U zhvilluan gjatë kësaj periudhe dy forume të tjerë rajonalë që kontribuan në ofrimin e një pasqyre të gjendjes aktuale të ndikimit social-ekonomik të Covid-19 në rajonin e Ballkanit Perëndimor. 

Partnerët Shqipëri dhe Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri organizuan forumin me temë Roli i një mjedisi mundësues në mbështetje të filantropisë dhe solidariteti në kohë krizash, i cili mblodhi 135 përfaqësues të organizatave dhe rrjeteve të shoqërisë civile, institucione shtetërore, akademikë dhe aktorë të tjerë shoqërorë nga Shqipëria, Bosnje Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Ky forum u mbështet nga Balkan Trust for Democracy, dhe rrjeti WINGS.

Forumi tjetër u fokusua në Aksesin në shërbime gjatë pandemisë Covid-19 me fokus të vecantë në aksesin e grupeve të margjinalizuara. I mbështetur nga Balkan Trust for Democracy, ky forum u organizua në kuadër të një iniciative të zbatuar nga pesë organizata nga rajoni që shërbejnë si qendra burimore për shoqërinë civile në vendet e tyre, të cilat përmes një serie diskutimesh kontribuojnë në shkëmbimin e përvojës, praktikave të mira dhe sfidave të përshtatshmërisë në përgjigje të Covid-19.

 

 #WORK4YOUTH 

Në kuadër të iniciativës Work4Youth, në muajin prill zhvilluam dy Kampet e Inovacionit për vitin 2022 (Innovation Boot Camp) me të rinj nga zona ndërkufitare Shqipëri - Mal i Zi.

Kampet e Inovacionit janë programe 5-ditore, me fokus në ndërtimin e aftësive praktike të të rinjve për t’u përfshirë në veprimtari sipërmarrëse dhe biznesi nëpërmjet përdorimit të qasjeve dhe teknologjive inovative.
Të rinjtë pjesëmarrës prezantojnë përpara jurisë së eksperteve idetë e tyre të biznesit të zhvilluara gjatë kampit, për t'i lënë më pas vendin sesioneve të mentorimit me ekspertë për të zhvilluar Planet e Biznesit për idetë fituese, si një instrument për marrjen e mbështetjes së mëtejshme. 

➡️ Më shumë mbi iniciativën Work4Youth e gjeni këtu

 

 TWIST – DREJT NJË MODELI TË RI TË SIPËRMARRJES SOCIALE NË ASETET E KONFISKUARA NË SHQIPËRI

Nisëm gjatë kësaj periudhe raundin e parë të programit të trajnimit Sipërmarrja Sociale si Praktikë e Ripërdorimit Social të Aseteve të Konfiskuara organizuar në kuadër të projektit TWIST.

Përfaqësues të bashkive dhe organizatave të shoqërisë civile pjesëmarrës u njohën me pesë module si pjesë e këtij programi që do të rrisë njohuritë dhe kapacitetet e tyre mbi ripërdorimin e pronave të konfiskuara për qëllime sociale.

Trajnimet ofrohen nga ekspertë shqiptarë, dhe italianë nga organizata partnere Libera në Itali.

Dy raunde të tjera trajnimesh do të ofrohen përgjatë këtij viti përkatësisht për rajonin e jugut dhe të veriut, me pjesëmarrjen e bashkive dhe organizatave të shoqërisë civile që punojnë në këto rajone.


➡️ Lexoni më shumë mbi projektin TWIST
 

 PROJEKTI WISES4YOUTH 

Projekti më i ri rajonal ku Partnerët Shqipëri është një nga organizatat zbatuese, është edhe WISEs4Youth. Projekti synon të mbështesë dhe zhvillojë aftësitë e sipërmarrësve të rinj social në Ballkanin Perëndimor përmes aktiviteteve trajnuese, vizitave studimore dhe eventeve të përbashkëta.

➡️ Lexoni më shumë mbi iniciativën
 


 MONITORIMI I AKTIVITETIT FILANTROPIK NË SHQIPËRI  

Si pjesë e punës së saj për të promovuar aktivitetin filantropik, Partnerët Shqipëri e monitoron atë që prej vitit 2015, duke u bazuar në informacionin e mbledhur nga raportimet në media, dhe informacionet e publikuara nga institucionet publike dhe jopublike. Gjetjet nënvizojnë kauzat kryesore të mbështetura, natyrën dhe vlerën e dhurimeve, mbulimin gjeografik dhe natyrën e dhuruesve.

Vizitoni linkun në faqen tonë ku do të gjeni të gjitha raportet mujore dhe përmbledhjet vjetore të monitorimit të këtij aktiviteti që prej janarit 2015.
 

 LËVIZJA RINORE – NJË FAQE E RE PËR KOMUNITETET LOKALE 

Në kuadër të Java e Demokracisë Vendore 2022 e LevizAlbania, Partnerët Shqipëri zhvilloi eventin Rinia Flet!, ku të rinjtë ndanë eksperiencat e tyre mbi tetë aksionet komunitare të zhvilluara në pesë qytete, si pjesë e nismës Lëvizja Rinore, një faqe e re për komunitetet lokale.
Prej disa vitesh tashmë, në kuadër të programit VASS të LëvizAlbania, Partnerët Shqipëri zbaton këtë iniciativë me fokus edukimin e të rinjve me një sens vullnetarizmi, aktivizmi dhe përgjegjësie, si dhe forcimin e marrëdhënieve midis të rinjve dhe komuniteteve lokale drejt një demokracie më të fortë vendore.

 

 RRITJA E RRJETËZIMIT, SINERGJISË DHE EFEKTIVITETIT TË ADVOKIMIT TË GRANTMARRËSVE TË LEVIZALBANIA 

Përmes lehtësimit për shkëmbim eksperiencash, rrjetëzimit dhe asistencës individuale, 20 organizata, individë dhe grupe informale në mbarë vendin, përfitues të granteve të thirrjes Nr. 8 të LevizAlbania, përmirësuan aftësitë për zbatimin e nismave advokuese përmes seancave të mentorimit. 
Kjo asistencë ofrohet nga Partnerët Shqipëri si pjesë e një iniciative në kuadër të programit VASS të LevizAlbania. 

 
MEDIA - STUDIME - PUBLIKIME
 MATRICA E MONITORIMIT MBI MJEDISIN MUNDËSUES PËR ZHVILLIMIN E SHOQËRISË CIVILE, RAPORTI PËR SHQIPËRINË 2021! 

Ndër gjetjet dhe rekomandimet e raportit, theksohet nevoja për më shumë transparencë dhe qasje proaktive në ndarjen e informacionit nga institucionet publike, që do të kontribuonin në mekanizma bashkëpunimi efektivë me OJF-të në politikëbërje dhe vendimarrje si dhe në procesin e negociatave për anëtarësimin në BE. 
Theksohet gjithashtu nevoja për rritjen e ndërgjegjësimit të OJF-ve, organeve tatimore dhe institucioneve të huaja donatore për zbatimin efektiv të procedurës së rimbursimit të TVSH-së për shpenzimet e aktivitetit të granteve.


Raportin e plotë e gjeni këtu: ➡️  Shqip   ➡️ English
 
  MJEDIS I FAVORSHËM PËR AKTIVITETIN FILANTROPIK NË SHQIPËRI  

Ky dokument politikash ndër të tjera fokusohet në një analizë krahasimore të vendeve të Evropës Perëndimore, Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë mbi kuadrin ligjor e rregullator që rregullon fushat e aktiviteteve të njohura ligjërisht për lehtësira fiskale dhe kategoritë e stimujve për sektorin privat.  

➡️ Shfletoni botimin këtu në anglisht (së shpejti do e ndajmë edhe në gjuhën shqipe)

 

 REVISTA E FILANTROPISË 

Njihuni me edicionin e katërt të revistës #PHILANTHROPY, një botim periodik i Partnerëve Shqipëri në kuadër të punës sonë dhjetëvjeçare për promovimin dhe zhvillimin e veprimtarisë filantropike në vend.

➡️ Shfletoni revistën

 


 MBËSHTET SIPËRMARRJEN RINORE ! 
 VIDEO PROMOVUESE TË IDEVE TË TË RINJVE NË KUADËR TË WORK4YOUTH 

Në vijim të pjesëmarrjes në Kampin e Inovacionit 2021, 16 ekipe të rinjsh nga zona ndërkufitare Shqipëri - Mali i Zi, u asistuan nga ekspertët përmes një programi mentorimi që i ndihmoi ata të transformojnë idetë në plane ambicioze biznesi, gati për t’u prezantuar para investitorëve dhe mbështetësve të mundshëm. Mbështetja vijoi me përgatitjen e disa videove promovuese të këtyre sipërmarrjeve rinore, të cilat i gjeni në linkun më poshtë.

➡️ Mbështet sipërmarrjen rinore!

 

 TË REJAT MË TË FUNDIT NË FUSHËN E SIPËRMARRJES
BULETINI INFORMATIV I DUA PARTNER INVEST 

Ky është një publikim i Dua Partner Invest, i cili prezanton të rejat më të fundit në ekosistemin e sipërmarrjes në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.
➡️ Lexoni këtu edicionin më të fundit, prill-qershor 2022.

 
TË TJERA

 KONFERENCA KOMBËTARE ANTIKORRUPSION  

Juliana Hoxha, Drejtore e Partnerëve Shqipëri, ishte një nga folësit në Konferencën Kombëtare Antikorrupsion të organizuar në 13-15 qershor 2022. ➡️ Ndiqni këtu fjalën e saj në Konferencë
 

 SHQIPËRIA RAST SUKSESI NË RIPËRDORIMIN SOCIAL TË ASETEVE TË KONFISKUARA FALË INICIATIVËS PIONERE TË PARTNERËVE SHQIPËRI  

Klotilda Tavani Kosta, Drejtore e Programeve, prezantoi sfidat dhe arritjet e përpjekjeve tona disa vjecare në krijimin e sipërmarrjeve sociale në prona të konfiskuara në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në seminarin e mbajtur në Romë mbi ripërdorimin e aseteve kriminale, përfshi ripërdorimin për qëllime sociale. 

Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit të OSCE – The Organization for Security and Co-operation in Europe mbi rikuperimin e aseteve në Evropën Jug-Lindore, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve dhe shoqërisë civile nga ky rajon. 

 

 STANDARDS4NPO.AL 

Mekanizmi online Standards4NPOs.AL është krijuar për të ndihmuar OSHC-të të vlerësojnë në mënyrë cilësore (sugjerime automatike me shkrim) dhe sasiore (sistem vlerësimi i pikëzuar) standardet e tyre të qeverisjes; procedurat administrative dhe financiare; politikat e burimeve njerëzore (punësimi/ shkarkimi/promovimi); llogaridhënien ndaj përfituesve/anëtarëve; financimin, mbledhjen e fondeve dhe menaxhimin e burimeve; advokimin e përgjegjshëm dhe ndërtimin e partneritetit, si dhe shumë aspekte të tjera.

Mekanizmi vetëvlerësues synon të udhëheqë mënyrën se si organizatat funksionojnë dhe ndërmarrin veprime për përmirësimin e rezultateve të veprimtarisë së tyre në një mënyrë strategjike dhe të planifikuar. Për të gjitha OSHC-të që dëshirojnë të rrisin dhe përmirësojnë standardet e tyre të punës, Qendra Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile në Shqipëri tashmë ka prezantuar dhe po zbaton programin e saj për ngritjen e kapaciteteve, me një qasje të përshtatur sipas fazave të ndryshme të zhvillimit institucional të OSHC-ve.

Mekanizmi Vetëvlerësues gjendet në platformën web https://standards4npo.al/ si dhe aplikacion mobile për IOS dhe Android.

▶️ KRYEJ VETËVLERËSIMIN

 


 PARTNERËT SHQIPËRI ANËTARËSOHET NË ALEANCËN PËR NDËRTIMIN E PAQES
(THE ALLIANCE FOR PEACEBUILDING) 

Kemi kënaqësinë të njoftojmë se Partnerët Shqipëri është tashmë anëtare e Aleancës për Ndërtimin e Paqes (AfP), një nga organizatat e spikatura në fushën e ndërtimit të paqes.
AfP është një rrjet jopartiak prej 150+ organizatash që punojnë në 181 vende për t'i dhënë fund konfliktit të dhunshëm dhe për të ndërtuar paqen. Aleanca përbëhet nga organizata jofitimprurëse, organizata të shoqërisë civile, universitete dhe kompani fitimprurëse me seli në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën që sjellin ekspertizë të ndryshme, por janë të bashkuara në avancimin e zgjidhjeve jo të dhunshme për parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve, si dhe rehabilitimin pas tyre.

 


 PARTNERËT SHQIPËRI - PJESË E RRJETIT CHANCE 
 (CIVIL HUB AGAINST ORGANISED CRIME IN EUROPE) 

Partnerët Shqipëri bën pjesë në rrjetin CHANCE - Civil Hub Against orgaNised Crime in Europe, një rrjet organizatash, grupesh informale dhe aktivistësh nga e gjithë Evropa. Qëllimi i rrjetit është të promovojë bashkëpunimin ndërmjet Organizatave të Shoqërisë Civile nga vende të ndryshme, që përballen me krimin e organizuar, mafian dhe korrupsionin, si dhe të promovojë barazinë dhe solidaritetin në shoqërinë evropiane. 

Më shumë informacion mbi iniciativat e shoqërisë civile në luftën kundër krimit të organizuar, përfshirë ripërdorimin social të pronave të konfiskuara, e gjeni në website www.chance.international

 

  DEKLARATË E RRJETIT BALLKANIK PËR ZHVILLIMIN E SHOQËRISË CIVILE (BCSDN) LIDHUR ME UDHËZUESIN E BASHKIMIT EVROPIAN PËR MBËSHTETJEN E SHOQÊRISÊ CIVILE NË VENDET E ZGJERIMIT  

Duke vlerësuar rëndësinë që ka Udhëzuesi i BE për Mbështetjen e Shoqërisë Civile në Vendet e Zgjerimit, në vendosjen e objektivave zhvillimorë për shoqërinë civile në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqi, si dhe procesin e gjatë që ka marrë përgatitja e Udhëzuesit të ri 2021-2027, Rrjeti Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Civile ku Partnerët Shqipëri bën pjesë, përgatiti dhe shpërndau një deklaratë. ➡️ Lexoni këtu deklaratën e BCSDN
 

  RRJETI BALLKANIK PËR ZHVILLIMIN E SHOQËRISË CIVILE (BCSDN) VIJON OFRIMIN E GRANTEVE MBËSHTETËSE AD-HOC 

BCSDN inkurajon OShC-të, rrjetet, mediat dhe aktivistët nga Ballkani Perëndimor të aplikojnë për financime të ofruara përmes raundit të dytë të Granteve Mbështetëse Ad-Hoc që vijon të jetë i hapur. Grantet synojnë të mbështesin aktorët e mësipërm për t’iu kundërpërgjigjur sulmeve dhe presioneve që pengojnë hapësirën qytetare. Kjo thirrje është në kuadër të Regional Civil Society Development Hub. Aplikimet janë të hapura deri në 1 shtator 2022.

➡️ Lexoni më shumë këtu

 

NA NDIQNI NË 
Facebook: @partnersalbania
Instagram: @PartnersAlbania
Twitter: @PartnersAlbania
Youtube: PartnersAlbania
Linkedin: Partners Albania for Change and Development



Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim
Rruga e Elbasanit, ndërtesa Park Gate, kati i 10-të,
Ap. 71 / 73, Tiranë
Tel: +355 4 2254881 ​
Mob: 0697889600  
partners@partnersalbania.org
 http://www.partnersalbania.org