Copy
Updates from Care for Kosovo Kids
View this email in your browser

Lansimi i librit Kemo-Krenari në Ministrinë e Shëndetësisë

 
Delegacioni  i Kujdesi për Fëmijët e Kosovës dhe një prej pacientëve tanë të vegjël së bashku me prindërit e tij janë mirëpritur nga ministri i Shëndetësisë, z Imet Rrahmani, me rastin e lansimit të librit Kemo-Krenari.
Pas shkëmbimit të disa nga bisedave të ngrohta midis tyre, pacienti jonë i vogël Diell Xhuraj bashkë me Koordinatoren tonë Dr. Sevim Cinci ia prezantuan librin e Ministrit.
Kemo-Krenari (përkthyer nga origjinali Chemo-Kasper) është një libër që shpjegon për fëmijët çfarë është kimioterapia dhe çfarë u bën ajo trupave të tyre. Libri u botua fillimisht për të njëjtin qëllim në Holandë. Ai është një mjet i dobishëm për fëmijët për të kuptuar sëmundjen dhe trajtimin e tyre. Atë mund ta përdorin jo vetëm për vetë fëmijët, por ai gjithashtu ndihmon prindërit, mësuesit dhe njerëzit rreth fëmijës për ta kuptuar më mire atë që përjetojnë fëmijët.

Shpërndarja e paketave të "mirëpritjes"
 

Një aktivitet tjetër me të cilin është marrë Kujdesi për Fëmijët e  Kosovës është shpërndarja e 'pakove të mirëseardhjes "për fëmijët në departamentin e Hemato/Onkologjisë. Këto pako  përfshijnë brusha dhëmbësh, pastë dhëmbësh, shampon flokësh, dezinfektues, si dhe disa gjëra zbavitëse për të kaluar kohën gjatë ditëve të gjata në spital. Ne jemi duke ofruar këto pako për të gjithë fëmijët në mënyrë që secili prej tyre të mirëmbajë higjienën.

 

Vizita e parë në Kosovë e anëtares së Bordit Këshillues në Hollandë, Nina Nomden

 
Anëtarja jonë e dashur e Bordit Këshilliues holandez, Nina Nomden pati një vizitë tre-ditore në Kosovë, ku ajo kishte mundësinë të takohej me  anëtarët e Bordit këshillues të Kosovës, mjekët dhe infermieret e repartit, si dhe pacientët tanë të vegjël.
Nina Nomden në vizitën e saj në Kosovë:
“Gjatë vizitës sime të parë në Prishtinë kam qenë e impresionuar nga bashkëpunimi në mes të kolegeve kosovare dhe atyre holandeze. Në vetëm pak vite Care for Kosovo Kids ishte në gjendje të ndërtojë një komunitet të ngushtë në të cilin njerëz të ndryshëm, nga vende të ndryshme punojnë së bashku krah për krah për tu dhënë fëmijëve të Kosovës kujdesin më të mirë të mundshëm. Kemo-Krenari, një libër i përkthyer në shqip, është një shembull i mrekullueshëm se Fondacioni jo vetëm që siguron ilaçe për fëmijët, por edhe kujdeset për mirëqenien e tyre totale. Libri u shpjegon fëmijëve kosovarë në gjuhën e tyre dhe në një mënyrë miqësore se çfarë ndodh me trupin e juaj gjatë kemotarpisë. Deri tani të gjithë fëmijët në repart e kanë marrë nga një libër dhe ne do të vazhdojmë këtë nismë miqësore e cila është bërë e mundur nga VOKK, një organizatë holandeze që mbështet familjet me fëmijë të cilët janë të diagnostikuar me kancer”.

Donacioni i parë nga Ministria e Shëndetësisë në bazë të Marrëveshjes së bashkëpunimit
 

Kujdesi për Fëmijët e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, kanë nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi, sipas të cilit ne do të bashkëpunojmë në vitet e ardhshme dhe Ministria do ta mbështesë financiarisht fondacionin tonë.
Ministria tashmë ka dhënë pjesën e parë të donacionit të dakorduar, e cila na mundëson të vazhdojmë me aktivitetet dhe projektet tona dhe gjithashtu e bën këtë më të lehtë.
Të kemi punën të përkrahur nga Ministria është thellësisht e dobishme për suksesin e mëtejshëm të organizatës sonë.

 Florian Krasniqi


Florian Krasniqi ishte vetëm 3 vjeç kur u diagnostikua me leukemi. Ai ishte fëmijë i vetëm i prindërve të tij pas 15 vitesh martesë. Ata jetojnë në një qytet i cili është një orë e gjysmë me makinë nga Prishtina.
Meqenëse ata janë pjesë e komunitetit rom, është shumë e vështirë për të gjetur punë. Ata mezi fitojnë ndonjë para dhe janë të varur nga qeveria dhe bujaria e të tjerëve. Edhe pse babai i Florianit punon aq sa mundet, jeta është e shtrenjtë. Vetëm shpenzimet e udhëtimit nga shtëpia për në Prishtinë tashmë janë të konsiderueshme.
Çfarë sjell buzëqeshje për anëtarët e kësaj familje është se Floriani është shumë më mirë se më parë. Flokët e tij që janë rritur përsëri janë prova më e mirë e kësaj.
 

 
Dëshira e Krishtilindjeve:
DONACIONET


Ndihma që ju jeni në gjendje të ofroni për fëmijët që vuajnë nga kanceri vlerësohet shumë.
Çdo sasi është e mirëpritur!
 
Ju mund të dhuroni përmes butonit 'Donate now' ose përmes transferimit direkt në:
 
Numri i llogarisë së Kujdesit për Fëmijët e Kosovës në Bankën Ekonomike në Kosovë
14 01 00 00 00 39 41 93
 
Donate now
Facebook
Facebook
Website
Website
Copyright © 2016 Care for Kosovo Kids, All rights reserved.


unsubscribe from this list    update subscription preferences 

Email Marketing Powered by Mailchimp